Lajme

Kërkohet paraburgim për nënën që dyshohet se keqtrajtoi dhe braktisi fëmijët në Ferizaj

04/11/2021 19:45
nga:Gazeta Blic

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurës V.K, e cila gjendet në ndalim që nga data 10 prill 2021, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Sipas kërkesës së prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 10 prill 2021 në banesën e saj, e pandehura V.K, si prind-nënë, i ka keqtrajtuar fëmijët e saj, duke përdorur forcë dhe duke iu shkaktuar lëndim fizike dhe psikike, me ç’rast ka kryer veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” nga neni 243 paragrafi 1 të KPRK-së.

LEXO EDHE:

Deputetë të Vetëvendosjes protesta në Shqipëri me pankarta për Qeverinë “Për ne, jeni pushtues”