Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj 23 të dyshuarve për falsifikim rezultatesh

01/24/2026 21:39
nga:Y I

Prokuroria Themelore në Prizren i ka kërkuar Gjykatës Themelore caktimin e masën e paraburgimit ndaj 23 të dyshuarve për veprat penale që lidhen falsifikim të rezultateve zgjedhore.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj ka thënë se 21 të pandehur në cilësinë e komisionerit janë të dyshuar për veprën penale falsifikimi i rezultatit të votimit, ndërkohë ka bërë të ditur se 1 komisionere dyshohet për dy vepra penale, falsifikimi i rezultatit të votimit dhe marrja e ryshfetit, ndërkaq, sipas tij, një tjetër i pandehur, në cilësinë e vëzhguesit dyshohet, po ashtu, për dy vepra penale kanosja dhe dhënia e ryshfetit.

Ai ka bërë të ditur se dy seanca dëgjimore janë mbajtur dhe dy të tjera do të mbahen.

Lekaj, gjithashtu ka sqaruar se personat që kanë qenë në seancë dëgjimore dhe për ata që pritet të mbahen do të mbahen në qendrën e ndalimit deri në marrjen e një vendimi gjyqësor, dhe për ata jashtë këtij numri prej 23 personave tha se nuk kanë pranuar ende ndonjë kërkesë për caktim të masës së sigurisë, dhe për ata tha se do të respektohen afatet ligjore për ndalim 48 orësh.

Ndërkohë, derisa janë parë teksa brenda objektit të Gjykatës ku po mbahej seanca dëgjimore të jenë futur edhe ekipet e emergjencës, Lekaj ka sqaruar se ka pasur disa shqetësime nga ajri i nxehtë, por jo shqetësime serioze, dhe tha se njëherë seanca është ndërprerë, por me aprovimin e palëve se seanca mund të vazhdohej, ajo edhe ka vazhduar.

Lekaj ka thënë se Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilojë vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren./rtk/