Lajme

Kërkohet dorëheqja e Aleksandër Lumezit

08/20/2018 17:51
nga:Gazeta Blic

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një statusi në Facebook ka kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Reagimi i Haxhiut erdhi pas letrës së gjatë të ish prokurorit Elez Blakaj, i cili akuzon kryeprokurorin Lumezi për ndërhyrje.

“Letra e ish prokurorit Blakaj shpërfaq skandalet dhe kapjen e sistemit të drejtësisë nga mafia në pushtet që është e lidhur direkt me drejtuesit e sistemit të drejtësisë! Aty përmendet kryeprokurori Lumezi dhe të tjerë, e që pas atyre që ka shkruar ish prokurori Blakaj, Aleksander Lumezi duhet dhënë dorëheqje sa më parë!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Blakaj në letrën e tij thotë se shefi i tij, Lumezi i kishte kërkuar llogari për faktin se prokurori i dorëhequr kishte intervistuar Kadri Veselin për rastin e veteranëve.

06/13/2019 23:45

Haxhiu: Po humbim kohë duke pritur votat për rrëzimin e qeverisë