Lajme

Kërkohen sanksionime për deputetët që mungojnë në seanca

06/08/2018 08:31
nga:A. R.

Në këtë legjislaturë nuk kanë qenë të pakta rastet kur Kuvendi nuk ka mundur të miratojë vendime të rëndësishme për shkak të mungesës së kuorumit, pasi deputetët vetëm nënshkruhen në listën e mëditjeve dhe më pas nuk qëndrojnë në sallë.

Kështu përfaqësues të partive politike po kërkojnë që deputetët “mashtrues” të sanksionohen.

Megjithatë, përfaqësues të opozitës thonë se sanksione duhet të ketë edhe për kryeministrin, edhe për ministrat të cilët në të shumtën e rasteve e shpërfillin Kuvendin duke mos marrë pjesë në seancat plenare.

Haliti: Heqja e mëditjeve shton përgjegjësinë e deputetëve

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti, i cili në seancën e fundit parlamentare i paralajmëroi deputetët që mungojnë pa arsye për heqje të mëditjeve, ka thënë për “Zërin” që këtë gjë e ka bërë në mënyrë që të shtohet përgjegjësia e tyre ndaj Kuvendit.

Sipas tij, po neglizhohet pjesëmarrja e deputetëve në seanca.

12/12/2019 09:04

Çka mund të ndodhë në seancën e 24 dhjetorit?