Lajme

Kërkesa e Ramush Haradinajt për ndërkombëtarët, pas aksionit në zyret e OVL UÇK-së

09/25/2020 13:59
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe do ta dëmtojë më shumë shtetin tonë dhe të akuzuarit.

Ai thekson se tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është i gabuar.

Tutje Haradinaj ka apeluar tek drejtësia ndërkombëtare që të respektojë të drejtat e të gjtihëve pasi askush nuk do ti ik drejtësisë.

“Apeloj te organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë”

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

E ritheksoj qëndrimin tim, se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do e dëmtojë më së shumti shtetin tonë, përfshirë edhe vet të akuzuarit.

Tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është i gabuar. Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë.

Apeloj te organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’ Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë.

Kosova është gjithmonë me ligjin dhe me viktimat, sepse vet ishte viktimë e padrejtësive. Vet UÇK-ja dhe populli i Kosovës kanë argumentuar se gjithmonë janë pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare.

Kjo nuk ka ndryshuar asnjëherë!