Lajme

Kërcënon zëvendësi i gjeneralit të vrarë iranian: Amerikanët të largohen nëse duan të mbesin gjallë

01/05/2020 12:14
nga:B. D

Zëvendësi i Qassem Soleimanit, gjeneralit iranian të vrarë të premten nga forcat amerikane, Mohammad Reza Naqdi, e ka kërcënuar ShBA-në.

Ai ka thënë se nëse forcat amerikane duan të mbesin gjallë, duhet t’i largojnë bazat e tyre ushtarake nga rajoni, përcjell Gazeta Sinjali.

“Nëse forcat amerikane duan të qëndrojnë gjallë, ata duhet t’i evakuojnë bazat e tyre ushtarake në rajon dhe të largohen”, tha Naqdi.

Ai gjithashtu foli edhe për hakmarrjen e paralajmëruar të Iranit ndaj SHBA-së pas vrasjes së gjeneralit Soleimani.

“Hakmarrja nga Irani dhe komandantët e rezistencës është e sigurt, e pakontrollueshme dhe e dhimbshme”, tha ai.

Hakmarrja e paralajmëruar ka nisur para disa orëve, me një sulm ndaj bazës ushtarake të Amerikës në Kenia.

Orë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përgatitur për luftën me Iranin, duke blerë rreth dy trilionë dollarë pajisje ushtarake.

04/19/2020 15:47

Zyrtari i VV-së: I pranuam testet nga Serbia, pasi na e kërkuan amerikanët!