Sporti

Kërcënon Khabib: Do ta lë UFC-në, nëse ndodhë kjo!

10/11/2018 17:38
nga:Lorik J

Khabib Nurmagomedov i është adresuar UFC-së në profilin e tij në Instagram, duke kërcënuar se do ta braktisë UFC-në nëse kërkesat e tij nuk merren seriozisht.

Javën e kaluar, Khabib e mposhti McGregor në atë po quhet lufta më e madhe në historinë e UFC, duke arritur rekordin në 27 ndeshje profesionale pa u mposhtur.

Grushtet u shkëmbyen edhe pasi përfundoi gjithçka, me Khabib që kaloi barrierat dhe filloi të sulmonte ekipin e McGregor.

Pasi ndodhi kjo, anëtarët e ekipit të Khabib përfituan nga situata dhe sulmuan McGregor brenda Octagonit, me njërin prej tyre duke e goditur atë në kokë.

Sulmuesit u arrestuan nga policia dhe që të dy u përcollën nga policia jashtë arenës. Khabib nuk e mori rripin, pasi presidenti i UFC, Dana White, tha se kishte “probleme sigurie”.

Zubaira Tukhugov, një tjetër luftëtar i UFC, më pas u identifikua si një nga tre burrat që u arrestuan. Pas luftës, Tukhugov iu kthye rrjeteve sociale për t’iu treguar ndjekësve të tij për sulmin.

Sipas Low Kick, Dana White tha se ata që janë arrestuar nuk do të mund të luftojnë më në UFC. Tukhugov iu anulua luftimi, duke bërë që ekipi i Khabib të ngre dyshime.

Khabib nuk është i lumtur me përfundimin dhe iu kthye Instagramit për t’iu thënë miliona ndjekësve të tij se do ta braktisë UFC-në nëse Tukhugov nuk lejohet të luftojë në UFC