Lajme

Kërcënohet me vrasje zyrtari i shtetit

11/04/2021 12:00
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në fshatin Meqe të Gjakovës ka raportuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale me vrasje të tij dhe familjes së tij nga një person.

Sipas policisë, personi zyrtar ka raportuar se ka pranuar edhe thirrje telefonike ofenduese e kërcënuese.

“Fsh. Meqe, Gjakovë 02.11.2021 – 13:45. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përmes rrjeteve sociale nga i dyshuari mashkull kosovar ka pranuar thirrje telefonike, ofenduese nënçmuese dhe kërcënuese me vrasje ndaj tij dhe familjes së tij. Rasti është duke u hetuar”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.