Showtime

Këngëtarja shqiptare surprizohet nga kryeministri i Rusisë (Foto)

04/16/2018 16:11
nga:L I

Sukseset në karrierën muzikore nuk kanë të ndalur për të, shkruan GazetaBlic.

Flasim për Elhaida Danin e cila që kur u shpall fituese e “The Voice Of Italy” po realizon projekte vetëm për tregun ndërkombëtar.

Ajo perfermoi në një nga skenat më të rëndësishme në botë, në atë të Pallatit të Kongreseve në Moskë.

E nuk ka munguar as supriza nga i pari i vendit të Rusisë, pikërisht kryeministri Dmitry Medvedev e të cilën ajo e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj.

Ka qenë një buqetë me lule ajo që i ka dhuruar kryeministri.

“E nderuar të marr këtë buqetë me lule nga kryeministri i Rusisë, zoti  Dmitry Medvedev, mbrëmë pas shfaqjes!”, ka shkruar Elhaida./GazetaBlic

12/13/2018 23:13

Mediat italiane kritikojnë gjyqtarin, Milani u eliminua pa të drejtë