Showtime

Këngëtarja shqiptare pjesë e filmit të ri të James Bond?

05/14/2018 12:52
nga:L I

Sukseset e saj njohin vetëm rritje.

Këngë të kthyera në hite dhe koncerte në gjithë botën, skena të mbushura plot, famë, dashuri e dhuruar nga fansat: një jetë e mbushur plot me ngjyra për Dua Lipa-n. Së fundmi flitet se është favorite për të realizuar kolonën zanore të filmit të ri të James Bond.

Sipas “Capital FM” favorite për ta marrë këtë detyrë është Dua Lipa edhe pse deri tani mendohej se më të favorizuar për t’u përzgjedhur ishin Adele dhe Ed Sheeran.

Dua Lipa – James Bond

Ndërkohë që kolonat e mëparshme zanore të filmave të James Bond janë kënduar nga Adele dhe Sam Smith.

Ndryshe, Dua Lipa është kthyer në një nga këngëtaret më të mira të momentit. Çdo projekt i saj i ri po korr suksese të mëdha.

New Rules” ishte kënga që atë e futi në historinë e këngëve më të dëgjuara, me mbi 1 miliard shikime. Madje po me këtë këngë ajo fitoi dy çmime në “Brit Awards”, atë “Artistja më e mirë femër” si dhe “Artistja që depërtoi më lehtë në Britani”, shkruan Gazeta Blic

Por, edhe projektet e fundit si “IDGAF” si dhe bashkëpunimi me Calvin Harris “One Kiss” kanë arritur shifra të mëdha shikimesh, duke e ngritur dhe më lartë me suksese këngëtaren me prejardhje shqiptare.

Ndërsa, sa i përket jetës private, Dua Lipa këtë kohë është përfolur shumë për rikthim tek dashuria e vjetër, ish i dashuri Isaac, por që edhe pse shenja kanë dhënë përmes rrjeteve sociale, deri tani asgjë zyrtare nga ana e tyre nuk është thënë.

Planning to come back here for my retirement 🍷🍷🍷

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

10/22/2018 13:58

Dua Lipa e mahnitshme në kampanjën e re të ‘Adidas’