Showtime

Këngëtarja shqiptare nuk i shkoi në dasmë Bleros dhe Afronës

09/22/2019 11:25
nga:Natyra

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi dhe modelja e mirënjohur, Afrona Dika, dje kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Dasma madhështore u mbajtë në Shëngjin, dhe morën pjesë shumë fytyra të njohura publike. Në dasmën e tyre, Blero dhe Afrona e kanë ftuar edhe modelen, këngëtaren e njohur, Afërdita Dreshaj e cila edhe e ka shpërndarë ftesën e tyre në Instagram.

Këngëtarja ka munguar në dasmën e çiftit.

Mirëpo, një urim për çiftin nga Afërdita nuk ka munguar. Ajo ka komentuar krahas fotografisë të cilën, Afrona e ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Kjo dasmë është ndër më të komentuarat për këtë vit. Vlen të përmendet se për argëtimin e mysafirëve do të përkujdesen Sabri Fejzullahu, Besnik Qaka, Shkurte Gashi dhe emra të tjerë.