Showtime

Këngëtarja shqiptare me mesazh emocionues pasi humbi familjen nga tërmeti

12/03/2019 13:11
nga:Natyra

“Këto ditë për mua kanë qenë domethënëse…” Në mesin e shumë viktimave që humbën jetën në tërmetin e 26 nëntorit që goditi Shqipërinë, ishte edhe familja Reçi nga Mirdita dhe që banonte në Durrës.

Fatkeqësisht, këngëtarja e njohur shqiptare, njëherësh edhe prezantuesja televizive Evi Reçi, është ajo e cila ka humbur xhaxhanë, fëmijët e xhaxhait dhe shoqen e ngushtë.

Tërmeti ua mori jetën të katër anëtarëve të familjes, Eduard Reçi, 54 vjeç, Dolora Reçi, 49 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre, Kristi Reçi, 25 vjeç, dhe Klaus Reçi, 21 vjeç, të cilët u varrosën më 27 nëntor. Artistja ndau një mesazh emocionues, duke treguar se sa e pikëlluar është me humbjen e personave të zemrës. “Kanë qenë ditë të vështira për të gjithë ne, për të gjithë shqiptarët.

Shpesh herë bëjmë plane, por dikush tjetër i bën për ne.

Është krijuar një plagë e madhe, por ashtu edhe një plagë e madhe është krijuar edhe në zemrën time. Sigurisht që u fol dhe tashmë ju e dini që në tërmetin e 26 nëntorit humba 7 njerëz të afërt, xhaxhain tim, Eduard Reçin me familjem, si dhe shoqen time të fëmijërisë. Dhimbja ishte e madhe. Këto ditë për mua kanë qenë domethënëse, ku kupton se asgjë, por asgjë, nuk vlen më shumë se sa jeta”, tha artistja e mirënjohur.