Showtime

Këngëtarja shqiptare i denoncon në polici hakerat nga Gjilani, Ferizaj dhe Prizreni, i thyen kodet e sigurisë

09/23/2019 14:44
nga:Natyra

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi ka bërë të ditur se prej disa ditëve llogaria e saj në Facebook është bërë cak i sulmeve kibernetike nga hakerët.

Eni ka thënë se në llogari e saj kanë hyrë persona nga Gjilani, Ferizaj apo Prizreni, duke thyer kodet e sigurisë. Ajo ka treguar se rastin e ka lajmëruar në polici dhe se personat do ndiqen deri në fund nga organet përkatëse.

Ndryshe, “Bella” është projekti i fundit muzikor që Eni Koçi solli në bashkëpunim me Lindonin. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 900 mijë klikime.