Showtime

Këngëtarja shqiptare fshin klipin me Noizyn: Ishte një këngë idiote

06/13/2019 22:28
nga:Natyra

Kishte shpenzuar 6000 euro për klip, por artistja shqiptare fshiu këngën nga kanalin YouTube.

Blerina Braka kohë më parë kishte realizuar një duet me reperin Noizy dhe Lil Kolin.

Kënga titullohej “Se parfe”, ndërsa ia kishin shoqëruar edhe videoklipin, për të cilin ishin shpenzuar 6000 euro.

E ftuar në “Trokit”, këngëtarja tha se e ka fshirë atë këngë nga kanali YouTube, madje e quajti skandaloze.

“Ishte një këngë idiote, kam shpenzuar 6000 euro. Skandaloze. Lekë të hedhura kot, në plehra. E kam hequr nga Youtube. I jep lekët pak nga pak dhe në fund thua çfarë bërë”, tha ajo.

Për ndryshe, Braka së fundi ka bashkëpunuar me Shpat Kasapin për këngën “Dashni pa krahë”.

08/21/2019 20:00

Xhensila me operacione plastike? E tregon më së miri imazhi i fundit i saj