Showtime

Këngëtarja e njohur flet për herë të parë pas ndarjes: Kam hequr dorë nga dashuria

01/11/2019 14:47
nga:L I

Është një nga femrat më të bukura të muzikës pop.

Por ndarja e saj me Liam Payne vitin e kaluar, këngëtarja Cheryl Cole ka deklaruar se ka hequr dorë përfundimisht nga dashuria.

35 vjeçarja ka treguar për MailOnline se ajo është tashmë pak më optimiste për jetën romantike, por që ndarja nga Liam ishte e rëndë.

“Do të thoja që kam hequr dorë nga dashuria, kam dashur e dashur, por tani i kam pauzuar pritshmëritë e mija. Unë vetëm do t’i përshtatem ritmit, por nuk e kam ndonjë plan për tu takuar me ndonjë”, ka thënë Cole.

Edhe pse janë ndarë kohë më parë, Cheryl ka thënë që ajo ka raport të mirë me Liam dhe se ata bashkëpunojnë shumë mirë për shkak të vajzës së tyre.

Ndërsa sa i përket karrierës muzikore, Cheryl është rikthyer me hitin ‘Love Made Me Do It’.