Showtime

Këngëtarja e momentit – Billie Eilish zbulon se tentoi të vras veten në vitin 2018

01/24/2020 10:29
nga:L I

Billie Eilish zbuloi të enjten tek Gayle King Grammy Special se ajo u përpoq të vriste veten në vitin 2018 pasi u pushtua nga fama, përcjellë GazetaBlic.

Këngëtarja 18-vjeçare është nominuar për gjashtë çmime Grammy të dielën, pasi pa albumin e saj të parë, “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”

Billie Eilish

“Unë isha aq e pakënaqur vitin e kaluar,” i tha ajo 65 vjeçares Gayle King, gjatë speciales të CBS. “Unë isha aq e pakënaqur dhe e palumtur”, vazhdoi ajo.

“Nuk dua të jem shumë e errët, por vërtet nuk mendoja se do të arrija të mbushja 17 vjeç,” shtoi Billie.

‘A mendove se do t’i bëje diçka vetes?’ e pyeti Gayle, pasi ata të dy u ulën së bashku në shtëpinë në Los Anxhelos ku Billie u rrit.

‘Po,’ u përgjigj Billie.

“Mendova për këtë një herë që isha në Berlin, dhe isha vetëm në hotelin tim, dhe mbaj mend që atje ishte një dritare, dhe unë, si… Zoti, mbaj mend që qaja sepse po mendoja se si … mënyra se unë do të vdisja ishte se unë do ta bëja atë. ‘

Në fund, Billie tha që nuk e vrau veten sepse mendoi për nënën e saj, Maggie Baird.

/GazetaBlic