Showtime

Këngëtarja Demi Lovato do të performojë në ceremoninë inauguruese të presidentit Bidenit

01/13/2021 17:33
nga:Flutura Gashi

Këngëtarja e njohur amerikane, Demi Lovato, e cila shquhet për zërin unik dhe të fuqishëm, si dhe performancat e jashtëzakonshme live, është përzgjedhur për të performuar në ceremoninë inauguruese të Bidenit president.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja, përmes një postimi në Twitter.

“Jam e nderuar t’iu lajmërojë se do t’i bashkohem Joe Bidenit dhe Kamala Harrisit, në ngjarjen e tyre të veçantë, “Celebrating America”, e cila mbahet më 20 janar në ora 20:30 . Mbeta pa fjalë kur më kërkuan të performoj në këtë event! Na ndiqni përmes kanaleve të ndryshme televizive dhe transmetimeve online në Amerikë”, kishte shkruar Lovato në mesazhin e saj.