Showtime

Këngëtari i njohur: I gjithë populli shqiptar po lufton me koronavirusin, ju mblidheni për ta rrëzuar Qeverinë

03/25/2020 14:56
nga:N S

Këngëtari Skerdi Ago ka reaguar lidhur me seancën që po mbahet.

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot po mbahet seanca për rrëzimin e Qeverisë, shkruan lajmi.net.

Meqenëse jemi në periudhën e pandemisë, kur i gjithë populli përballen me panikun që përhapi COVID-10, mbajtja e seancës në këtë kohë, ka nxitur reagime të shumta.

Shumë qytetarë e konsiderojnë veprim të papranueshëm atë që po e bëjnë sot deputetët.
Këngëtari Skerdi Ago, me anë të një postimi, ka reaguar duke thënë se i gjithë populli po luftojnë me pandemi, ndërsa deputetët janë mbledhur për ta rrëzuar qeverinë.

“Derisa i gjithe populli shqiptar po lufton me koronavirusin, ju mblidheni per te rrezuar Qeverine. Turp ju qofte”, ka shkruar ai.

12/26/2019 14:07

“A ka diçka mes teje dhe Adelinës?”, Skerdi i përgjigjet ndjekësit