Showtime

Këngëtari i famshëm Jason Derulo uron Diona Fonën për ditëlindje

02/10/2019 20:47
nga:I S

Këngëtarja shqiptare, Diona Fona, ka mbushur 20 vjet, ndërsa në profilet e saja në rrjetet sociale ka publikuar imazhe nga festa e saj.

Në Instagram, ajo ka postuar fotografi dhe video nga momentet festive me shoqet e saja, teksa ka marrë urime të shumta për ditëlindje.

Një urim i veçantë për Dionën ka ardhur nga kantautori i famshëm amerikan, Jason Derulo.

Këngëtarja e ka publikuar një vide në InstaStory, në të cilën paraqitet ylli amerikan duke ia uruar ditëlindjen.

“Ç’kemi Diona. Këtu Jason Derulo Urime ditëlindjen. Le të jetë ky viti më i bukur në jetën tënde. Shijoje”, thotë Derulo në video./Telegrafi/