Cult

Këngëtari i famshëm francez i bën ftesë Erza Muqollit, performojnë bashkë në skenë madhështore

12/10/2019 13:55
nga:L I

Ajo është padyshim një nga emrat e rinj më premtues në fushën e muzikës.

Kosovarja deri më tani ka punuar në disa këngë të përmbledhura në album, kënga e saj “Je Chanterai” u dëgjua dhe u pëlqye mjaft.

Pas sukseseve, Erza së fundmi ka arritur ta ndajë skenën me Patrick Bruel që është njëri nga këngëtarët dhe tekstshkruesit më të famshëm francezë. Vet këngëtarja në rrjetin e saj social Facebook, ka njoftuar publikun se ka qenë pjesëmarrëse në koncertin e madh që e organizoi Bruel, i cili i bëri ftesë Erzës për të kënduar bashkë me të.

Perofrmanca është dhënë në televizionin francez TFI, ndërsa më poshtë KultPlus sjellë videon ku Erza këndon bashkë me francezin Bruel.

Merci Patrick Bruel pour ton invitation. Grand honneur d’avoir partagé cette chanson si importante sur scène à tes côtés ?✨

Publiée par Erza Muqoli sur Lundi 9 décembre 2019