Showtime

Këngëtarët e estradës që lansuan projekte muzikore edhe në kohë pandemie

05/19/2020 15:01
nga:N S

Pandemia Covid-19-të, shkaktoi ngecje në shumë aktivitete të cilat u detyruan të ndërpritën për të mos u përhapur virusi  dhe në të njëjtën kohë për të bërë parandalimin e vdekjeve.

Përveç tjerash edhe artistëve të estradës iu bë e pamundur të zhvillonin koncerte, mbrëmjet muzikore, videoklipe, shkruan portali GazetaBlic.

Por ata nuk u ndalën edhe pse mundësitë ishin shumë të vogla për të nisur punën e tyre dhe përfunduar. Izolimi bëri që të qëndrojmë mbyllur pa dalur në ambient të jashtëm dhe duhej respektuar rregullat për të shpëtuar vetën dhe të tjerët.

Megjithatë, disa nga këngëtarët edhe pse në karantinë lansuan disa projekte të tyre por jo si zakonisht. Disa publikuan në kushte shtëpie, disa vetëm si audio.

Artistët të cilët lansuan këngë në kohë pandemie mund t’i lexoni më poshtë.

Këngëtarja Tayna, solli këngën ‘A jo’, në versionin audio me 14 prill të lansuar në platformën Youtube që deri më tani ka arritur 3 milionë shikime.

Reperi Capital T, erdh me ‘Flex‘, me videoklip të xhiruar para hyrjes në karantinë. Kapo, e publikoi këngën me 18 prill duke arritur shifrën prej 4 milionë shikimeve.

Getinjo, njëri nga reperet kosovar i cili jeton në Zvicër dhe e zhvillon karrierën e tij atje, arriti ta finalizojë një këngë gjatë kohës së pandemisë duke e titulluar ‘Rash‘. Ai publikoi disa nga sekuencat në shtëpinë e tij duke e zëvendësuar me videoklip.

Rep-artisti, Ledri Vula erdhi me album. 33 vjeçari, titulloi albumin 10/10-të në të cilin përfshiu disa këngë të publikuara më parë dhe ato që nuk i kemi dëgjuar. ‘Trendafil i zi’, ‘Luj mas teje’, janë disa nga këngët e Ledrit në album.

Butrint Imeri, erdhi më ndryshe se kolegët. Këngëtari, lansoi një kolazh të këngëve të tij në YouTube duke publikuar edhe një projekt të ri me titullin ‘Prita‘.

Dafina Zeqiri, është një nga artistët që ka publikuar më së shumti këngë gjatë pandemisë, Covid-19-të. 31 vjeçarja lansoi 3 projekte dhe një remix të këngës ‘Lule‘.

Mozzik, nuk harroi fansat e tij edhe në ketë kohë pandemie. Reperi publikoi projektin ‘Lass Mal’ me klip.

Loredana Zefi, përveç se u komentua për jetën private për këto 3 muaj mori vëmendje edhe me projektet e saj. Reperja, publikoi 3 projekte me videoklip njërin në kushte shtëpie në bashkëpunim me reperin, Zuna.

Majkin e ka brengosur situata në vendin tonë, qoftë pandemia apo ajo politike. Majk, lansoi këngën ‘Dynja‘, ku shtjellon disa probleme në shoqëri.

2Toni, lansoi ‘Boni t’fala’, e xhiruar me telefon në ambientet e studios dhe disa sekuenca tjera.

/GazetaBlic/

Natyra Salihaj 

07/30/2020 13:30

Nuk ndalen, këngëtarët e estradës vazhdojnë me tubime duke mbajtur mbrëmje muzikore