Lajme

“Këngën llafe–llafe e kam dëgjuar nga Osmani” / Gërvalla thotë se u keqinterpretua deklarata

10/24/2024 22:45
nga:G B

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për raportet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se deklarata e saj për këngën e Dafina Zeqirit “llafe, llafe”, ishte keqinterpretuar, pasi siç tha ajo, nuk kishte për qëllim te përçonte ndonjë mesazh tek presidentja.

Tutje Gërvalla ka thënë se këtë këngë për herë të parë e ka dëgjuar nga presidentja Osmani.

“Opinioni në Kosovë ka kohë që me njeh, mu nuk me njeh si përçuese të mesazheve indirekte, madje nëse kritikohem për mesazhe shumë direkte, kështu një deklaratë e tillë e nxjerrë nga konteksti, pasi para se ta merrja unë fjalën Dafina Zeqiri ka kënduar në një koncert për mërgatën, ajo e këndoi këngën “llafe, llafe”, është presidentja Osmani e cila e ka përmendur për të përshkruar një situatë që njerëz mos u merrni kaq shumë me llafe se nuk ia vlen, unë me dashamirësinë me të madhe pa më shkuar mendja që kjo gjë do të keqinterpretohet, unë kur dua të them diçka e them, nuk jam tip që shfrytëzoj Dafinën për të sjellë ndonjë mesazh. Ka qenë një keqinterpretim i qëllimshëm”, ka thënë Gërvalla.

Tutje, ajo ka thënë se me Osmanin kanë raport si një ministre dhe një presidente, duke shtuar se komunikojnë me njëra tjetrën.