Showtime

Kendall Jenner me veshje transparente, ekspozon gjoksin rrugëve në Miami

02/04/2020 16:45
nga:N S

Të hënën në mbrëmje, modelja e njohur Kendall Jenner u pa duke dal nga hoteli ku po qëndronte.

24 vjeçarja, tregoi bukurinë e saj trupore me veshje transparente, shkruan DailyMail përcjellë GazetaBlic.

Kendall, kishte veshur xhinse me ngjyrë të kaltër dhe një bluzë me ngjyrë kafe, ku shfaqi barkun dhe pak nga gjoksi duke treguar reçipetat.

Njëra nga motrat Kardashian, flokët me ngjyrë të zezë i kishte kapur gjysmën, gjysmën tjetër lëshuar. Lëkura e saj dukej e shkëlqyer teksa kishte vendosur paksa edhe makijazh në fytyrë, buzët e lyera me ngjyrë trendafili.

Bukuroshja, Jenner kishte mbathur atlete me ngjyrë të bardhë në njerën dorë mbante telefonin. Për një stil tërheqës, ajo mbante në shpatull një çantë lëkure.

Më herët gjatë ditës ajo u pa duke u puthur pranë pishinës me të dashurin e saj Ben Simmons. 23 vjeçari filloi të takojë yllin e ‘Keeping Up With The Kardashians‘ në vitin 2018.

/GazetaBlic./

 

 

02/19/2020 18:04

Kendall Jenner pozon topless, teksa mbulon gjoksin e saj me duar