Showtime

Kendall Jenner me veshje neoni merr gjithë vëmendjen në Manhattan

06/20/2019 19:37
nga:Natyra

Kendall Jenner u pa të enjten duke dal nga një hotel në Manhattan, shkruan DailyMail përcjellë GazetaBlic.

Modelja 23 vjeçare, ishte veshur me një veshje ngjyrë neoni e cila i rrinte shumë bukur. Fustani i saj i shkurt i theksoj këmbët e saj të gjata dhe të holla.

Ajo kishte vendosur grimca makijazhi të thjeshtë ku i kishte venë në pah konturat e fytyrës së saj.

Fustanin që ajo kishte veshur ishte përzgjedhur nga stilisti i njohur Marni Senofonte. Flokët i kishte rregulluar tek stilistja Amanda Lee.

Derisa, Jenner ishte në Manhattan, gjysmë-motrat e saj Kim dhe Kourtney Kardashian po kalonin në Kosta Rika me Scott Disick dhe fëmijët e tyre.

Ditë më parë, Kendall ishte parë në Manhattan e veshur me një fustan ngjyrë të verdhë dhe kishte hyrë në një market ku bleu një coca cola dhe disa ushqime. Kjo gjë shkaktoj reagime pasi që u tha se Kendall po i bën reklamë këtij produkti.

Kendall Jenner nuk paguhet nga Coca-Cola’, kishte thënë një zëdhënëse e kompanisë së Coca-Cola.

Modelja e  ‘Victoria’s Secret‘ u pagua së fundi 250 k dollarë vetëm për një post promovues në ‘Instagram‘ në 2017-të.

Fansat mund të shohin më shumë nga vajza e Caitlyn & Kris Jenner në sezonin e 18-të të episodit të 16-të, të reality show-it, i cili transmetohet të dielave!

Në vitin 2017-të, Kendall dhe pjesa tjetër e familjes së saj të famshme nënshkruan një marrëveshje të madhe  prej $ 100 milion me rrjetin kabllor deri në vitin 2020-të për transmetimin e këtij show, sipas ‘Variety‘.

/GazetaBlic/

06/26/2019 19:51

Kendall Jenner pozon në të brendshme leopardi, tregon linjat e përsosoura