Showtime

Kendall Jenner është gati të bëjë lidhjen zyrtare me yllin e NBA-s, Simmons

07/06/2018 08:16
nga:Natyra

E vetmja femër e familjes Kardashian që nuk ka fëmijë, por as nuk e ka bërë zyrtare ndonjë lidhje, është gati të bëjë hapin e radhës në jetë.

Kendall Jenner është fotografuar në disa momente të hareshme me të dashurin, Ben Simmons.
Ky i fundit ishte në mesin e shumë të ftuarve të Kardashianëve me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Ajo së bashku me baskëtbollistin australian të Philadelphia 76ers qëndruan së bashku në një krevat.

Ndërkohë që Kendall i kishte vënë këmbët pranë tij, një mik po i tregonte disa batuta.

Lidhja e tyre nuk është diçka kalimtare pasi ylli i Victoria’s Secret po mendon ta bëjë zyrtare.

Ndryshe, Kendallin do ta shohim edhe këtë vit në shumë projekte të modës gjersa Simmons në aksione të NBA-s./Telegrafi/

04/17/2019 21:01

Kendall Jenner e pranon publikisht: Kam qenë gjithmonë ndryshe nga motrat e mia