Showtime

Kendall Jenner duket mahnitëse si bionde me sy të kaltër

05/09/2020 20:21
nga:M K

Kendall Jenner është njëra nga motrat më të suksesshme në familjen Kardashian-Jenner.

Përpos bizneseve, ajo më shumë merret me botën e modelingut, teksa është një nga figurat e shumë brendeve të njohura, shkruan Daily Star.

Duke qëndruar e izoluar në shtëpi, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është transformuar në pamjen fizike. Përmes rrjeteve sociale, ajo është shfaqur bionde teksa përmes një filteri i ka bërë sytë e kaltër.

Së fundmi ajo ka qenë edhe pjesë e klipit të këngës “Stuck With U” që erdhi si bashkëpunim në mes të Ariana Grande dhe Justin Bieber.

Në video, Kendall shihet duke vallëzuar nëpër fushë të tenisit në rezidencën e motrës së saj, Kylie Jenner, në Holmy Hills. /Telegrafi/

06/22/2020 22:30

Kylie dhe Kendall prezantojnë linjën e re të kozmetikës