Lajme

Kënd e mbështet PDK për balotazh në Gjilan: E thotë Zenun Pajaziti!

11/09/2017 15:08
nga:Gazeta Blic

Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Gjilanit, Zenun Pajaziti e ka mohuar se kjo parti ka bërë ndonjë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për balotazh në këtë komunë.

Në një prononcim për lajmi.net, Pajaziti ka thënë se nuk ka pasur biseda e as takime me këtë parti.

“Jo nuk kemi bërë asnjë lloj marrëveshje, nuk kemi pas as takime e as nuk kemi biseduar”, ka thënë Pajaziti.

Ndërsa, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Gjilanit, Sami Kurteshi ditë më parë deklaroi se nuk ka ‘vija të kuqe’ me PDK-në, në komunën ku ai garon.

“Për herë të parë do të jetë një qeverisje gjithëpërfshirëse që pranon dhe pajtohet me programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje. Për herë të parë ne do të bëjmë përpjekje që të marrim edhe pjesë nga programet e tjera në të mirë të Gjilanit”, kishte thënë Kurteshi në një emsionon televiziv.

Kujtojmë se kandidati i PDK-së në këtë komunë, Zenun Pajaziti në zgjedhjet e 22 tetorit kishte marrë mbi tetë mijë vota.

Për Gjilanin, Kurteshi do të garojë së bashku me kandidatin e LDK-së, Lutfi Haziri.

11/20/2017 18:04

Ismaili: Do të fitojmë në Prizren!