Fit&Sexy

Kemikatet e përditshme që mund të shkaktojnë diabet

02/22/2018 15:30
nga:L I

Shfaqja e diabetit ndodhë për shkak të faktorëve të ndryshëm, nisur nga predispozitat gjenetike e deri të stili i jetesës që bëjmë.

Përveç këtyre, janë edhe disa kemikate të caktuara të cilat mund të shkaktojnë diabet, transmeton IndeksOnline.

Merkuri
Ky metal i rëndë është një toksinë mjedisore e përhapur, i cili mund të shkaktojë ndryshime në indet dhe të kontribuojë në probleme të rënda shëndetësore. Njerëzit mund të ekspozohen ndaj merkurit në formën e avujve ose komponimeve organike. Ashtu si kimikatet e tjera, zhiva gjithashtu nuk mund të shmanget pasi është e pranishme në tokë dhe ujë. Një studim i vitit 2013 konfirmoi se niveli më i lartë i merkurit në trupin e njeriut lidhet me rrezikun e lartë të diabetit.

Pesticidet
Rritja e vetëdijes për toksicitetin e pesticideve ka ndikuar në popullaritetin e prodhimeve organike. Pesticidet janë një koktej i kimikateve që përdoren në kultura bimore për të penguar dëmtuesit, bakteret, kërpudhat etj. Gjurmët e pesticideve mbesin në perime dhe fruta. Nëse ato nuk lahen siç duhet përpara konsumit, këto toksina mund të hyjnë në sistem dhe të shkaktojnë probleme me shëndetin. Ekziston një pjesë e madhe e provave që lidh diabetin me toksicitetin e pesticideve.

11/04/2019 20:13

Zyrtari i LDK-së e akuzon PDK-në për mospunë në Shëndetësi: Valla e keni n-dreq!