Showtime

Kemali dhe bashkëshortja drejt divorcit? Reagon për herë të parë aktorja

09/24/2020 22:29
nga:L I

Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evcen janë një nga çiftet më të komentuar në mediat turke.

Çdo e re rreth jetës së tyre përbën kuriozitet për publikun turk, por edhe për shqiptarët që e njohin mjaft mirë çiftin falë serialeve.

Kohët e fundit në mediat e huaja është përfolur se dyshja janë drejt divorcit, për shkak të mospajtimeve në çështje të ndryshme, deri te rritja e vogëlushit të tyre Karanit.

Mirëpo së fundmi, Fahriye iu ka dhënë fund këtyre fjalëve.

Burak ka publikuar një foto me të birin në rrjete sociale, ku nuk ka munguar një koment nga e shoqja.

“Qetësi”, ka shkruar ajo, duke treguar çfarë simbolizojnë për të bashkëshorti dhe Karani.