Sporti

Kemal Ademi s’ka të ndalur, shënon sërish për Baselin

09/14/2019 20:57
nga:M K

Kemal Ademi vazhdon me formën e jashtëzakonshme.

Sulmuesi shqiptar ka qenë sërish protagonist i fitores së Baselit, shkruan GazetaBlic.

Skuadra më e famshme zvicerane mposhti Meyrin, në kuadër të kupës së shtetit.

Ndeshja u mbyll 0-3, ndërsa Ademi shënoi në minutën e 62-të, për ta hapur serinë e golave dhe rrugën drejt fitores.

/GazetaBlic/