Lajme

Kelmendi tregon se kush duhet të udhëheqë me LDK-në

06/22/2019 23:33
nga:M K

Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka folur për zgjedhjet partiake në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pjesë e së cilës është edhe ai.

Kelmendi tha se përplasjet e fundit në zgjedhjet e nëndegëve të LDK-së, mund të kenë ndodhur për shkak të frikës që subjektet tjera kanë ndaj LDK-së.

“Sondazhet po e nxjerrin LDK-në si partia e parë në Kosovë, dhe kjo mund të nxitë xhelozi te partitë tjera dhe siç edhe është parë se në këto përleshje ka pasur edhe anëtarë të partive tjera”, tha ai për RTV Dukagjini.

Deputeti i LDK-së thotë se këto nxitje të përleshjeve mund të bëhen për t’i prishur imazhin e kësaj partie.

Kelmendi thotë se vet nuk është kyçur në garën zgjedhore brenda LDK-së, për të ruajtur imazhin e vet personal.

Ai thotë se nuk është i përfshirë në ndonjë grupacion brenda LDK-së, por mbështet vendimet e Kryesisë.

Për shkak të situatës së ndjeshme që ekziston në Kosovë dhe në raport me Serbinë e shumë çështje delikate, Kelmendi thotë se do të mbështeste edhe për një mandat që në krye të LDK-së të ishte Isa Mustafa.

“Nuk i njoh kandidatët tjerë që mund të jenë në garë, por do të mbështes secilin që sjellë të ardhme të mirë për LDK-në…Jam unifikues dhe rreshtimi im për ndonjë kandidatë pa i njohur do të më nxirrte nga qëndrimet e mia unifikuese”, tha ndër të tjera Ramiz Kelmendi.

11/07/2019 21:45

Kelmendi: Ftesa për Veselin nuk është lajm i mirë për Kosovën