Lajme

Kelmendi për letrën e Kurtit drejtuar Haradinajt: Topi është në fushën e Kryeministrit!

03/09/2018 19:47
nga:Gazeta Blic

Gazetari, Adriatik Kelmendi përmes llogarisë së tij “Facebook”, ka thënë se letra e hapur e Albin Kurtit drejtuar kryeministrit Haradinaj për çështjen e demarkacionit, duhet të ketë përgjigje, raporton Gazeta Blic. 

Kelmendi ka thënë se do të ishte e udhës që kryeministri Haradina t’i përgjigjej me një letër, ose ta thërrasë për takim për këto çështje.

“Topi është në fushën e Kryeministrit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Kelmendit: 

Albin Kurti i shkroi letër të hapur Ramush Haradinajt, duke bërë thirrje për konsensus për çështje të interesit nacional, përfshirë edhe atë të demarkacionit me Malin e Zi.
Do të ishte e udhës që edhe Haradinaj t’i përgjigjej me një letër, ose ta thërrasë për takim për këto çështje.
Konsensusi i spektrit politik shqiptar të Kosovës është jetik për adresimin e çështjeve të shtetit e shtetësisë.
Topi është në fushën e Kryeministrit.

Albin Kurti i shkruan letër kryeministrit, për demarkacionin

12/11/2018 14:25

Pavarësisht presionit, Haradinaj përsërit se taksa 100 për qind nuk do të hiqet