Lajme

Kelmendi paralajmëron padi ndaj PDK-së, nëse kjo e fundit vepron kështu

12/02/2017 09:31
nga:M H

Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi ka komentuar një deklaratë të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosoës, Kadri Veseli, që subjekti i tij të bëhet parti konservatore.

Mirëpo, ky veprim ka “inatosur” ish-deputetin Kelmendi. Ai ka paralajmëruar padi ndaj PDK-së për “plagjiaturë”.

Postimi i plotë:

Kadri Veseli : PDK do të bëhet parti konservatore.

Ne të FJALËS i themi se nëse e bën një gjë të tillë, do ta padisim PDK-në për “plagjiaturë”😉.

Ndoshta edhe mund të bëhet PDK-ja konservatore, veç në një pikë nuk mundet, kur është në pyetje LGBT-ja.

Gëzim Kelmendi

12/10/2017 12:26

Anëtari i Kryesisë së PDK-së: Klanin M. do t’i zë gjaku i Astritit Deharit, Mon Balajat