Lajme

Kelmendi: Nëse do dëgjohej ideja ime, dasmat dhe ahengjet sot do ishin të hapura!

06/18/2020 15:23
nga:N.K

Ish-Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish-zv/kryeministri, presidenti i ‘Elkos Group-Etc’ dhe biznesmeni i njohur kosovar Ramiz Kelmendi sërish ka rikthyer në vëmendje propozimet dhe rekomandimet e tij për institucionet qeveritare të cilat i kishte paraqitur që në fillim të Shpalljes së Pandemisë globale Covid 19, pjesë e të cilës u bë edhe Kosova.

Ramiz Kelmendi, duke folur për ‘RADIO 1’, ka thënë se masa dhe manuale të tilla të nxjerra nga Qeveria aktuale Hoti dhe aso nga ish-Qeveria Kurti, na çojnë në pafundësi të zgjidhjes së problemit me virusin Covid 19, qoftë në aspektin shëndetësorë qoftë në ate ekonomik.

Kelmendi thotë se nëse ideja e tij do gjente zbatim me kohë, nga institucionet qeveritare,  dasmat dhe ahengjet, që  janë fuqia jonë më e madhe ekonomike dhe zinxhiri familjarë më i rëndësishëm në ruajtjen e lidhjeve familjare dhe të gjeneratave, sot do ishin të hapura për tu mbajtur në formë të kontrolluar.

“Ideja ime dhe propozimi konkret i 15 Marsit, për mbyllje tre javore totale, jam I bindur se j aka vlejtur të provohet. Fuqishëm besojë se do pastroheshim nga virsui Covid 19, nuk po them nga rreziku permanent apo që ne pas atyre tre javëve do ishim krejt të liruar, mirëpo më e pakta çfarë do kishim fituar, tashmë kur jemi në pjesën e dytë të Qershorit, dasmat dhe ahengjet familjare do i kishim të hapura në formë të kontrolluar. Dhe mos harroni ahengjet janë fuqia jonë më e madhe ekonomike dhe zinxhiri familjarë më i rëndësishëm në ruajtjen e lidhjeve familjare dhe të gjeneratave. Krahas kësaj, pa ahengje, dasma e të tjera ne nuk kemi as fuqi shitjeje të rpdukteve të fermerëve, apo jo… e kësajs htoja edhe rrjetin e gastronomëve, muzicientëve, xhiruesve, fotografëve e shumë të tjerë. Pra, e kam pasur fjalën për mbyllje totale karantinim tre javor nga brenda dhe jashtë dhe sot do ishim në situatë të rrezikut minimal të përhapjes. Por të dyja qeveritë si Kurti edhe Hoti nuk gjetën forcë e ekspertizë të paktën për të dëgjuar. Tani e shihni çfarë rritje numrash kemi.”—deklaroi Kelmendi në ‘RADIO 1’.

Ramiz Kelmendi, sipërmarrës i fuqishëm në Kosovë dhe më gjërë, tutje thotë se edhe tani ja vlen të provohet një mbyllje 10 ditore e tërësishme e brendshme e cila më pas do ipte rezultate shpresëdhënësepër hapje ekonomike më stabile se kjo e sotmja. Kelmendi thotë se gjithësesi se humbje dhe rënie ekonomike do ketë, mirëpo propozimi i tij, do thotë humbje disa qindar milionëshe përderisa manual të tilla dhe masat të dy qeverive nuk do kenë kurrfarë efekti konrekt përveçse do na çojnë në pafundësi beteje me virusin shëndetësorë dhe virusin ekonomik.

“Jam i bindur për atë edhe i jam kthyer idesë së parë të mesit të Marsit, se edhe tani një mbyllje 10 ditore e brendshme, do na lehtësonte që të ri-startojmë kontrollin dhe hapjen e kontrolluar por shumë të të shpejtë edhe në aspektin ekonomik, me sa më pak dëme. Unë flas me numra dhe I qëndroj prapa asaj që e them.”-u shprehë Kelmendi.

09/23/2020 10:10

Kelmendi tregon për katër mënyrat e mposhtjes së virusit Korona