Lajme

Kelmendi: Milaim Zeka edhe një arsye më shumë pse Ramush Haradinaj mos të zgjidhet Kryeministër!

08/14/2017 17:06
nga:D.I

Veprimtari, Ibrahim Kelmendi e ka quajtur “tupangji me tupan të grisur” deputetin e koalicionit PAN, Milaim Zeka, raporton Gazeta Blic. 

Sipas Kelmendit, Zeka ende nuk është i vetëdijshëm se tashmë është deputet, prandaj edhe vazhdon me zhargonin e tij prej rrugaçi.

E ky reagimi i Kelmendit vjen pasi që Zeka mbrojti kandidatin e PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj nga kundërshtarët e tij.

Sipas tij kjo është edhe një arsye më shumë pse Haradinaj nuk duhet të bëhet kryeministër.

Shkrimi i plotë i Ibrahim Kelmendit:

MILAIM ZEKA – TUPANGJI ME TUPAN TË GRISUR…

Mbrëmë tupangjiu i PAN-ikasve, tashmë deputeti Milaim Zeka, paska shkretuar, siç është në karakterin e tij të baloshosur.

Me gjasë ende nuk është i vetëdijshëm se tashmë është deputet, prandaj vazhdon me zhargonin e tij të përparmë prej rrugaçi.

Ja metoda e thjeshtë e spekulimit të këtë gebelsiani shqipfolës:

“Juve qe veq po e shani, e nuk po e kritikoni, sepse qinders here vet e kam kritiku, pash Zotin a mos valle ju ka pas pyet Ramushi nese duhet me dale e me luftu kunder Serbise, bashke me vellazni?! Mos ju ka pas pyet juv a eshte mire me hy ne Kosove bashke me vellain Luanin, Fehmine e Xheven, ku u vra edhe Luani? A mos i pate ndihmu me ja tregu rrugen, apo me ja qele rrugen nga bora?!”

Është taktikë e shpërdoruar deri në banalitet ti akuzoj të tjerët, se gjoja e shajnë Ramushin, në vend që ta kritikojnë, pa ofruar asnjë konkretizim. Përkundrazi, mua nuk më ka rastis të lexoj në fcb ta ketë sha ndonkush. Kundërshtimet dhe kritika nuk janë sharje. Por për PAN-ikasit, që paten shpresuar se me “Rambon” do ta përforconin shpejt sundimin e tyre, kundërshtimet dhe kritikat i diskualifikojnë për sharje, sepse janë të dëshpëruar që nuk munden ti impononin synimet siç kishin parashikuar; u diskredituan rrenca të shumëfishtë, meqë nuk po siguronin dot “numrat”, as në ortakëri me 9 “deputetët” çetnikë…

Pastaj, ky tupangji mendon se po lavdëron Ramushin, duke gënjyer se paskësh dalë me luftua kundër Serbisë, pa pyetur aske. Ky niset nga vetja e tij, si një dezertues, që nuk kishte asnjë lidhje me UÇK dhe strukturat e saj përcjellëse, prandaj mendon se secili qenkësh angzahuar kokë me vete, kur dhe si ju ka tekur. Por vet fakti se ishte në një grupim të madh, që po provonin të hynin në Kosovë për t’iu bashkangjit UÇK-së, dëshmon se ai ishte pjesëtar i organizuar, nuk ishte hamshor i zgidhur, si Milaimi, nëse me lejohet me përdor stilin e këtij tupangjiu.

Dhe shih nivelin e shpifur të deputetit Zeka:

“O ju jeni aqe te mjere, aqe rrace meshavine, sa qe me ua kontrollu ADN-nu, ku me dite sa klm large Stambollit e Beogradit ju dalin lozet e kastravecave te fares tuaj.”

Ja, kush teknefec është katapultuar në Kuvend të Kosovës! Janë mbi 60 % e votuesve që në zgjedhjet e 11 qershorit kanë votuar kundër Ramush Haradinajt për kryeministër (po bazohem vetëm në përqindje që paraqesin 100 deputetët shqiptarë). Dhe ky ata votues i diskualifikon me “lozë” serbo-turke…

Edhe ky angazhim i tupangjiut Zeka, është një argument më shumë, përse Ramush Haradinaj nuk meriton të bëhet kryeministër i Republikës së Kosovës!

01/13/2018 17:53

​ Reagon Ibrahim Kelmendi që u akuzua si organizator i vrasjeve të pasluftës, flet për Thaçin, Halitin…