• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kelmendi: Liderët e BE-së po duken si kryetarë të komunave, askush s’po i merr parasysh

02/05/2019 23:29
nga:FL.B

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi po konsideron se udhëheqësit politik të tanishëm, i kanë anashkaluar aq shumë thirrjet e fundit nga liderët e BE-së saqë, siç thotë ai, janë bërë më të ulët se kryetarët e komunave, shkruan GazetaBlic.

Në intervistën e javës të realizuar sot (e martë), Kelmendi ka folur për shumë tema me rëndësi për vendin duke e komentuar edhe taksën dhe kërkesën për pezullimin e saj.

Ai ka thënë se i qëndron prapa idesë për pezullimin e taksës për arsye të ruajtjes së partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë, derisa nuk ka hezituar të marrë për shembull edhe presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova i cili, siç thotë Klemendi, ka krijuar një miqësi me aleatët ashtu siç asnjë lider tjetër nuk mund ta bëjë.

E keni pa, ne i kemi anashkaluar të gjithë liderët e BE-së, ata janë bërë më të ulët tek ne sesa Kryetarët e Komunave, kryetarët e bashkësive lokale. Ky është një hap i dëmshëm për Kosovën. Nuk ka mundësi që asnjë lider kosovar sot të krijojë miqësinë që e ka krijuar Ibrahim Rugova, presidenti. Nuk ka mundësi për arsye se lëvizja e presidentit ka qenë Gandiste, e qetë dhe ka qenë gjithmonë, ka krijuar miq në emër të lirisë dhe pavarësisë së popullit të vet dhe dashamirësisë së fqinjëve.“ – ka thënë Kelmendi për GazetaBlic.

Më poshtë mund ta luani videon e cila automatikisht do të nisë në pjesën ku Kelmendi i ka dhënë këto deklarata.

/ © GazetaBlic /

04/24/2019 14:34

Shala në Panairin Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, thirrje për konsum të prodhimeve vendore