Cult

Koleksioni ‘Dardania’, para publikut kosovar

06/21/2017 09:00
nga:Gazeta Blic

Sot kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova, do të shpalos koleksionin ‘Dardania’, i cili është koleksioni i cili e rikthen pas një viti e gjysmë atë me një sfilatë ndër më të veçantat që kanë ndodhur ndonjëherë në vend.

“Ky koleksion i cili sjellë një punë të madhe përgjatë një viti e gjysmë, shpaloset sot më 21 qershor në Parkun Arbëria në Prishtinë”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ajo ka bërë me dije se ka pasur disa oferta për të prezantuar sfilata jashtë Kosovës.

“I kemi shtyrë për shkak të zgjedhjeve që u mbajtën në Kosovë”, tha ajo.

Tema e koleksionit është “Dardania”. “Ka gjithçka që është “Dardania”. Ky koleksion do të dominohet me ngjyra të hapura. Këto veshje do ti prezantojnë gjithsej 50 modele”, tha ajo.

10/10/2019 14:29

Blerina Kllokoqi-Rugova përkrah grupin LGBTI, ja çka bën për ta