Sporti

Kejsan Mavriqi bën hap të madh në karrierë, i bashkohet KV Drita

08/11/2025 22:00
nga:G B

Klubi i volejbollit Drita ka zyrtarizuar sot përforcimin e radhës për sezonin e ri, duke nënshkruar me lojtarin e ri premtues Kejsan Mavriqi. Vetëm 16 vjeç, Mavriqi konsiderohet një nga talentet më të spikatur të volejbollit kosovar.

Në sezonin e kaluar, ai ishte pjesë e skuadrës së Feniksit, ku ka treguar performanca të mira në pozitën e pranuesit. Kalimi te Drita shihet si një hap i madh në karrierën e tij, duke i ofruar mundësi për zhvillim të mëtejshëm dhe përfaqësim në nivele më të larta.

Nga sezoni i ardhshëm, Mavriqi do të veshë fanellën bardh e kaltër, me pritshmëri të mëdha nga stafi dhe tifozët.

KV Drita i ka uruar mirëseardhje dhe sukses në rrugëtimin e ri: “Suksese në sezonin e ri, Kejsi, na prift e mbara!”

#KVDritaM #DritaFamilja #NewSeason

Dalin në shitje biletat e ndeshjes FC Drita vs Legia

Granit Xhaka konfirmon largimin nga Arsenali përmes një fotografie, sot do të luajë ndeshjen e fundit

Ferati: Presim që përfaqësuesja U17 në hendboll të jetë befasia më e këndshme në Kampionatin Mesdhetar që mbahet në Greqi

Albert Dabiqaj konfirmon largimin nga Gjilani

E humb betejën me sëmundjen ish-trajneri i Prishtinës.