KB Peja është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës Unike në basketboll.
Klubi i Pejës ka fituar ndaj KB Vllaznisë në ndeshjen që u zhvillua sot në kuadër të çerekfinales së Ligës Unike në Palestrën Sportive në Rahovec, shkruan GazetaBlic Sport.
Peja ka mposhtur ekipin nga Shkodra me rezultatin 73-90.
Peja është skuadra e dytë që ka siguruar gjysmëfinalen pas KB Rahovecit.
Ndeshjet gjysmëfinale të Ligës Unike luhen më 13 prill në Durrës.
/GazetaBlic Sport


