Sonte ekipi basketbollistik i Pejës, e pret Vllazninë e Shkodrës, takim që zhvillohet në ora 19:00, në sallën “Karagaçi”.
Këto dy skuadra kanë zhvilluar nga një ndeshje në këtë edicion në BIBL, ku pejanët kanë një fitore, derisa skuadra nga Shkodra ka pësuar humbje në xhiron e parë.
Peja është rikthyer në Ligën Ballkanike, derisa synojnë të kenë një edicion sa më të suksesshëm në këtë garë.
Verdhezinjtë kanë ambicie të larta në këtë edicion, derisa u kthyen në elitën e basketbollit pas një viti mungese.
Ndeshja e sotme pritet të jetë shumë interesante, derisa për Pejën pritet të kthehet edhe Drilon Hajrizi nga lëndimi.