Sporti

KB Bashkimi turpërohet në shtëpi, mposhtet nga Rilski me rezultat të thellë

12/07/2017 21:19
nga:E.A

KB Bashkimi ka pësuar humbje në ndeshjen e pestë të Ligës Ballkanike.

Prizrenasit kanë pësuar para shikuesve të vetë në palestrën Sezai Surroi kundër Rilski Sportist me rezultat të thellë 105-69.

Çereku i parë ishte fatal për vendasit pasi pësuan 33 pikë kundrejt 11 pikëve të prizenasëve.

Edhe në periudhën e dytë mysafirët u treguan më të mirë duke e mbyllur pjesën e parë me një epërsi prej 28 pikëve, 58:30.

Bullgarët nuk u ndalën as në pjesën e dytë që thelluan avantazhin edhe më tej në kurriz të Bashkimit.

Periudha e tretë e takimit përfundoi me shtatëmbëdhjetë pikë epërsi për mysafirët, 28:11.

Çereku i katërt dhe i fundit ishte për formalitet pasi që tashmë fituesi pothuajse dihej dhe kështu semafori në fund të ndeshjes tregonte shifrat në dobi të Rilskit, 105-69.

Basketbollisti më efikas te vendasit ishte Hannan me 16 pikë ndërsa te mysafirët u veçua Ravenel me 19 sosh.

Pas kësaj, Bashkimi ka bilanc prej dy fitoreve dhe tre humbjeve ndërsa Rilski ka pesë fitore dhe asnjë humbje.

12/05/2017 22:19

KB Bashkimi sërish fiton në Ligën Ballkanike