Lajme

“Kauzë personale, qytetarët u manipuluan”, deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj komenton protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

01/31/2022 23:44
nga:Gazeta Blic

Deputeti Arbër Rexhaj ka komentuar protestën e së shtunës së kaluar kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike. Tha se qytetarët u manipuluan pasi protesta kishte kauzë personale.

Komentet Rexhaj i bëri në emisionin DPT te Fidani në T7.

“Kauzë personale. Mos durim, ta themi në gjuhën më të edukuar, mosdurim ndaj kryeministrit Kurti”, tha Rexhaj.

“Kauza për një çështje sociale mundet të kapërdihet në kuptimin më të lehtë tek qytetarët”, shtoi ai.

“Ata qytetarë të cilët kanë dalë në protestë janë manipuluar sepse ajo protestë nuk është për energjinë elektrike”, tha Rexhaj.