Showtime

Katy Perry akuzohet për ngacmim seksual

08/13/2019 13:35
nga:Natyra

Këngëtarja Katy Perry është duke u përballur më një akuzë shumë të rëndë.

Aktori dhe modeli 38-vjeçar Josh Kloss ka rrëfyer se Perry e ka ngacmuar gjatë xhirimeve të këngës së saj.

Ai ka treguar se në fillim këngëtarja ishte treguar e sjellshme, por më vonë mënyra se si fliste nuk i kishte pëlqyer aspak.

Josh thotë se ditë këngëtarja i kishte hequr pantallonat në sy të miqve të saj dhe se në ato momente ai ishte ndjerë shumë i turpëruar.

Më pas ai ka shpjeguar se pse vendosi të fliste pikërisht në këtë moment, që kanë kaluar gati 9 vite që nga koha e xhirimeve të videoklipit.

“E them këtë gjë tani sepse kultura jonë po përpiqet të provojë që meshkujt e fuqishëm janë pervers. Por edhe femrat me fuqi janë po aq të shpifura”, është shprehur modeli.

Katy nuk ka reaguar akoma në lidhje me këtë çështje.