Rritja e çmimeve, sidomos e produkteve esenciale, po rëndon jetën e qytetarëve.
Me festat e fundvitit e ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë për pushime, rritja e çmimit sa vjen e shtohet.
E, për këtë, eksperti i ekonomisë thotë se ka disa faktorë që ndikojnë, derisa gjithë barrën po e bartin qytetarët.
Ai në një intervistë për Gazeta Blic, thotë rritja e çmimeve tani kur vijnë mërgimtarët shkakton barrë të dyfishtë për ta.
“Qytetarët e Kosovës po përballen vazhdimisht me ngritje të çmime, duke i shkaktuar vështirësi në jetesën e tyre. S’ka kontrolle nga Inspektoriati. Çmimet rriten kur vijnë mërgimtarët, duke u bërë barrë e dyfishtë për ta’, ka thënë ai.
Beqiri ka krahasuar çmimet në Kosovë me vendet e Evropës, teksa ka thënë se atje janë më lirë.
“Çmimet e produkteve esenciale në Gjermani e Austri më lirë se në Kosovë”, ka theksuar ai.
Sipas ekspertit të ekonomisë, ndikim në gjithë këtë katrahurë ekonomike ka ndikuar kriza institucionale, ku Kosova gjatë tërë vitit s’ka pasur institucione të reja./Gazeta Blic/


