Cult

Katër vjet nga vdekja e Adnan Abrashit

11/03/2017 18:56
nga:A K

Janë bërë katër vjet nga vdekja e publicistit Adnan Abrashi.

Kolegët, e vlerësojnë lartë figurën e Abrashit.

Gazetari Demir Reshiti thotë se Adnan Arashi ishte ndër publicistët më aktiv.

“Ai ishte njeri ndër publicistët më aktiv dhe më në zë kundër dukurive negative në shoqërinë tonë. E respektonim shumë dhe e takonim sa herë që na nxirrte rruga në Prizren. Kush do ta besonte se kjo do të ishte fotoja e fundit e bërë me Adnanin vetëm tre muaj para se të ndërronte jetë?”, shkruan Reshiti në “Facebook”.

“Adnani iku papritmas në amshim më 3 nëntor 2013 duke na e lënë gjithmonë të freskët kujtimin për të. Ndihem me fat që isha mik, koleg dhe bashkëpunëtor me këtë njeri të veçantë”.

“Puna, vepra, sjelljet dhe kontributi i tij na bëjnë që të mos e harrojmë kurrë! “

Historiani Sheradin Berisha thotë se me vdekjen e publicistit Adnan Abrashi, gazetaria shqiptare humbi shumë .

“Katër vjet më parë (03.11.2013) u shua nga jeta, miku im dhe publicisti ynë i shquar, Adnan Abrashi. Vdekja e tij ishte një humbje e madhe për gazetarinë shqiptare, për familjen Abrashi, miqtë e tij dhe për gjithë shqiptarët! “, shkruan Berisha në “Facebook”.

Publicisti Adnan Abrashi, katër vite më parë ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare.
Ai u lind në Prizren në vitin 1957, ndërsa me profesion ishte jurist.

Abrashi ishte bashkëpunëtor i rregullt i “PrizrenPress”-it

Ishte bashkëpunëtor edhe i shumë mediave në Kosovë dhe Shqipëri.

11/15/2017 09:42

Kjo grua vdiq dhe u rikthye në jetë, tani ka një mesazh për njerëzimin