Sporti

Katër lojtarët që do të largohen nga Real Madridi në verë

03/20/2019 09:22
nga:Lorik J

Real Madrid thuhet se është gati të shesë deri në katër lojtarë të skuadrës së tyre të parë këtë verë.

Gjigantët spanjollë kanë vendosur për një revolucion pas rikthimit të Zinedine Zidane si trajneri i klubit, përcjell GazetaBlic.

Sipas gazetës Marca me bazë në Madrid, klubi nuk po kërkon në mënyrë aktive të largojnë talentët e tyre.

Ata gjithashtu janë të vetëdijshëm se mund të fitojnë më shumë se 200 milionë funte nga shitjet.

Mbrojtësi Raphael Varane është në krye të listës së lojtarëve që mund të largohet, pasi ai kërkohet me ngulm nga Manchester United.

Gareth Bale gjithashtu ka kaluar një kohë të vështirë në kryeqytetin spanjoll dhe mund të bëjë një kthim në Premier League. Dhe Isco, i cili nuk arriti të lë gjurmë nën urdhërat e Solari, gjithashtu mund të largohet.

Karim Benzema, është lojtari i fundit që mund t’i japë fund karrierës së tij tek Reali pas një dekade në Madrid.

/GazetaBlic/

04/20/2019 10:18

Zyrtare: Kaq persona u arrestuan mbrëmë nga Policia e Kosovës, si luftëtarë të ISIS-it