Sporti

Katër lojtarë të Arsenalit thyejnë rregullat e karantinës, mes tyre edhe Granit Xhaka

04/23/2020 11:56
nga:M K

Katër lojtarë të Arsenalit, Granit Xhaka, Alexandre Lacazette, David Luiz dhe Nicolas Pepe, raportohet të kenë thyer rregullat e karantinës.

Siç shkruan tabloidi “The Sun”, Nicolas Pepe është parë duke luajtur futboll në pjesën veriore të kreqytetit ishullor, përcjell GazetaBlic.

Në anën tjetër, Granit Xhaka e David Luiz janë parë së bashk duke biseduar në një parking veturash.

Francezi Lacazzete ndërkaq është parë në veturë me një tjetër futbollist të “topçinjve”. Rasti ndodhi këtë të hënë, teksa u filmua nga kalimtarët e rastit.

Pas kësaj, zëdhënësi i Arsenalit ka thënë për ‘The Sun’:

“Faleminderit që e keni sjellë këtë në vëmendjen tonë. Ne do të flasim me lojtarët tanë”.

/GazetaBlic/

07/04/2020 20:21

Arsenali fiton dhe ëndërron Ligën e Kampionëve