Cult

Katedralja ‘Nënë Tereza’ vishet me ngjyrat e flamurit kuq e zi!

11/28/2018 21:01
nga:Natyra

Sonte Katedralja ‘Nënë Tereza‘ në Prishtinë ka marrë një pamje krejtësisht tjetër nga që jemi mësuar ta shohim, shkruan GazetaBlic.

E gjithë kjo për nderë të festës së 28 Nëntorit.

Flamuri kombëtar, po reflekton në muret e kësaj katedraleje, e cila po duket mahnitëse.

Shqiponja dy krenare, po ngjallë më shumë ndjenjat e patriotizmit tek qytetarët që po kalojnë andej.

Një imazh se si po duket Katedralja mund ta shohim në faqen zyrtare të Katedrales.

Shikoni foton se si po duket Prishtina sonte me katedralen e cila është e rrethuar me flamur.

Ndryshe, 28 nëntori i sotem është 106 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë e cila u shpall në vitin 1912 nga Ismail Qemaili./GazetaBlic/