Sporti

Kastrati: Do të mundohemi ta fitojmë çdo ndeshje në parakualifikimet e Botërorit

02/18/2020 17:59
nga:M K

Kombëtarja e Kosovës në basketboll të enjten luan ndaj Islandës në ndeshjen hapëse të këtyre parakualifikimeve, derisa tre ditë më pas i shkon Luksemburgut në udhëtim.

Djelmoshat “kaltër e verdhë” tashmë janë grumbulluar, teksa po përgatiten maksimalisht për duelin ndaj “vikingëve”, shkruan GazetaBlic.

Një nga basketbollistët e ftuar është edhe Erjon Kastrati. Kastrati në një prononcim për sajtin zyrtar të FBK’së deklaroi se do të mundohen me çdo kusht që të arrijnë te fitorja në secilën ndeshje.

“Fillimisht dua të them se kam nderin dhe kënaqësinë që jam i ftuar në Kombëtaren e Kosovës. Siç ka thënë trajneri duhet të mundohemi të fitojmë në çdo ndeshje. Do të japim më të mirën nga vetja jonë në këto ndeshje”, deklaroi Kastrati për sajtin zyrtar të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

/GazetaBlic/

03/12/2020 08:49

Para pak ditësh preku mikrofonat e të gjithë gazetarëve, basketbollisti diagnostikohet me koronavirus