Lajme

Kastrati: Albin Kurti ishte i pa interesuar ta ndërmarrë aksionin në Karaçevë, e përgëzoj Hotin

09/27/2020 20:41
nga:Sh Xh

Qëndron Kastrati, kryetari i Kamenicës ka folur për aksionin e Karaçevës ku u shkatërruan javë më parë kazinot që gjendeshin në këtë fshat.

Ai në Reporteri/Intervista ka thënë se aksioni në Karaçevë ka qenë sekret dhe ndër më të mëdhatë që kanë ndodhur në Kosovë.

Kastrati ka bërë të ditur se për aksionin në fjalë ka qenë i njoftuar 24 deri 48 orë përpara.

“Jemi ardhur rreth orë 21 e 30 deri në ora 07:00 e mëngjesit”, ka deklaruar Kastrati.

Ai tha se gjatë vizitës që Kurti ka bërë në Kamenicë ka kërkuar nga ai që të ndërmarrë diçka për kazinot në Karaçevë, por sipas tij ish-kryeministri Kurti nuk ia ka lënë përshtypjen që është i interesuar të ndërmarrë diçka menjëherë.

“Mendoj se e ka pas gabim ish-kryeministri Kurti dhe e përgëzoi kryeministrin Hoti që ka ndërhy, pasi kjo veprimtari ilegale zhvillohej shumë shpejt. Më vjen mirë që ato shqetësime që i ka thënë publikisht ish-kryeministri Kurti nuk kanë qenë të vërteta”, tha Kastrati për Reporteri.net.

Ai tha se në aksionin e Karaçevës asistenca e Komunës së Kamenicës ka qenë rrënimi dhe trajtimi i objekteve pa leje dhe për këtë pjesë mund të thotë se ka qenë e suksesshme.

Sami Lushtaku i drejtohet Albin Kurtit: Ti nuk mund ta mbrosh UÇK-në

09/30/2020 23:38

Haxhiu: Kurti s’kishte guxim të shkojë në Shtëpinë e Bardhë edhe pse kishte ftesë